May 19, 2024
Maqedoni

Kompania maqedonase ka uzurpuar pronën e familjes shqiptare në Shkup, 30 vite nuk u lejon qasje (Video)

Familja Isaki-“Granit”: Proces gjyqësor për në Guinness (Video)

FAMILJES I MOHOHET E DREJTA TË SHKELË PRONËN E VET PËR DYZET VITE

Edhe pse i ka të gjitha dokumentet dhe legalisht është pronar i pronës, Abdulkadir Isaki nuk ka mundur të shkelë në pronën e tij për shumë vite.

ABDULKADIR ISAKI
Për të pare ndodhem unë tek prona ime.
E edhe më tragjike është se për sa vite po zgjat procesi gjyqësor me kompaninë “Granit”.

ABDULKADIR ISAKI

UNË TANI JAM NË MOSHËN 31 VJEÇ, PARA SE TË LINDI UNË KA FILLUAR KJO PROCEDURË GJYQËSORE.
KJO PRONË ËSHTË E TRASHËGUAR NGA BABAGJYSHIT TIM NGA BABAI IM DHE ME VDEKJEN E BABAIT TIM NGA UNË. KJO PRONË ËSHTË E BLERË, E KEMI BLERË SI FAMILJE PREJ DISA PRONARËVE QË KANË QENË MAQEDONAS TË ÇUÇER SANDEVËS. KËTË PRONË NË VITIT 88 VJEN GRANITI, NË KOHËN E KOMUNIZMIT, ATËHERË SI KOMPANI SHTETËRORE EDHE E UZURPON. NUK NA LEJON PREJ VITIT 88 NE TË KEMI PRONËSI FIZIKE MBI KËTË PRONË.

Lojërat e pista të me këtë pronë kanë vazhduar edhe pas pluralizmit. Duke e shfrytëzuar gjendjen e luftës, në vitin 2001 “Graniti” ka arritur ta hedhë mbi vete, por familja Isaki nuk ka hequr dorë.

ABDULKADIR ISAKI

PREJ VITIT 2001 FILLON GOLGOTA TJETËR QË TA KTHEJMË PRONËN. ARRIJMË PËRFUNDIMISHT TA RIKTHEJMË, DIKU PREJ 2017 UNË E KAM PRONËN MBI VETE EDHE I KAM DOKUMENTET.
PASTAJ KAM FILLUAR PROCESIN GJYQËSOR PËR TA LARGUAR NGA PRONA EDHE AI PROCES GJYQËSOR KA DY VITE E GJYSMË QË VAZHDON. CAKTIMI I SEANCAVE BËHET NË ATË FORMË QË ZGJATIN DY DERI NË TRE MUAJ.

Gjykatësja është dashur që ta merr vendimin në afat prej një muaji, por gjykatësja Vesna Trajkovska, ka pritur që të vijnë pushimet dhe të blej më shumë kohë, kështu ka thyer edhe afatet ligjore për sjelljen e vendimit të shkallës së parë.

Pas akuzave të bëra nga Abdulkadir Isaki nga Nigishtani se nuk po mund ta shfrytëzojë pronën e tij për shkak të “Granitit” tentuam ta kontaktojmë edhe kompaninë. Ata na thanë se nuk munden në këtë moment të na japin një përgjigje për shkak se shumica e punëtorëve janë në pushim vjetor.

Por në fakt kjo është vetëm një arsyetim i kompanisë. Vet Isaki ka tentuar disa herë ti kontaktojë që të gjejnë një gjuhë të përbashkët, por nga atje nuk janë përgjigjur. /KlanMacedonia