Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri në seancën e sotme dha dritë të gjelbër për furnizimin e pajisjes për Armatën të siguruar nga qeveria e SHBA-së, duke miratuar katër informacione.

Nevoja për pajisje të reja dhe lidhje të kontratave, të cilat përfshijnë sisteme komunikimi dhe informacioni – pajisje radioje të tipit 1, përmirësim i platformës së simulimit në Qendrën e simulimit, furnizimin e një kompleti të kombinuar për kontrollin e zjarrit dhe një kompleti të kombinuar për udhëzimin e zjarrit, si dhe një kontratë për ndërtimin e një qendre të të dhënave në një vendndodhje rezervë dhe sigurimin e funksionimit të pandërprerë të GCIS të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës, u shpjegua nga ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, i cili theksoi se pajisjet që do të marrë armata jonë janë një grant i siguruar nga qeveria e SHBA-së.

“Këto janë detyrime që dalin nga pakoja e qëlllimeve të aftësive nga viti 2021, për të cilat është përcaktuar se njësitet e sistemuara të armatës, që janë të deklaruar për NATO-n, duhet të disponojnë me radiokomunikime taktike të sigurisë, që janë interoperative për strukturën e NATO-s dhe për komandimin dhe kontrollin. Parashikohet furnitim i 31 pajisjeve për radio dhe 6 copë për karikim të kripto-çelësave për pajisimin e grupit të lehtë të batalionit këmbësorik me pajisje komuniuese”, tha ministri Misajllovski.

Vlera e përgjithshme e pajisjes që do ta marrë Armata e vendit tonë arrin mbi 10,4 milionë dollarë amerikanë.

sqShqip