Komandot e FSK-së po stërviten në kushte të vështira bashkë me ushtrinë turke (Foto)
Armend Mehaj, Ministër i mbrojtjes së Kosovës
Komandot tona stërviten në dëborë dhe kushte të vështira dimri së bashku me forcat partnere
Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe partneritetit me forcat turke, një kontingjenti i FSK-së së bashku me kolegët e forcave turke dhe forcave tjera të 8 vendeve partnere, është duke marrë pjesë në stërvitjen fushore “Winter Exercise’23”, që mbahet në Kars të Turqisë.
FSK është duke marrë pjesë me një kontingjent të përbër me kapacitete të këmbësorisë së mekanizuar, mortajave, kërkim-shpëtimit dhe oficerë stafi.
Qëllimet e stërvitjes përfshijnë sigurimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në operacionin e kombinuar, testimin e aftësive luftarake të trupave, rritjen e sinkronizimit të zjarrit dhe manovrimit, trajnimin e trupave në tema kyçe si: dislokimi, shërbimi i ushqimit, veshmbathja, furnizimi dhe aktivitetet e mirëmbajtjes, mbijetesën, si dhe funksionimin e sistemit të komandës dhe kontrollit në dëborë dhe kushte të vështira dimri.