May 2, 2024
Maqedoni

Kolonë kilometrike në kufirin e Bllacës, sa vjen e zgjatet (Foto)

Kolona kilomeetrike janë krijuar sonte në Bllacë në dalje nga Maqedonia e Veriut për në Kosovë. Pas denoncimeve nga lexuesit tanë, gazetari i Lideri.mk ka dalë në këtë vendkalim prej ku raporton se për dalje nga Maqedonia e Veriut në Kosovë tek pika jonë kufitare pritet nga 45 minuta deri një orë dhe se kolona e veturave vazhdimisht zgjatet.
Si pasojë, shumë vozitës humbin durimin dhe bëjnë parakalime, me çka edhe më tepër veshtiresohet qarkullimi.

Sips gazetarit tonë, tek pika kufitare kosovare pritet më pak për hyrje ne Kosovë.
Poashtu më pak pritet edhe nga Kosova për hyrje në RMV.