-Do të vazhdojë nga e hëna bisedimet, por pas takimit të mbrëmshëm, jam më pak optimist, këtë e tha kryeministri Hristijan Mikcoski për takimin që kishin mbrëmë partitë politike në Kuvend, me qëllim arritjen e konsensusit për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, përcjell TV21. Mickoski tha se partitë opozitare qëllimisht po bllokojnë, që mos të mos përmbushen 10 nga 10 indikatorët e Agjendës Reformuese.

“Jemi të gatshëm të pranojmë gjithçka, edhe një njësi zgjedhore, edhe buxhet më të madh për ata parti që nuk janë në 4. Le të kenë, le të reklamohen. Nëse e kanë deri te paratë, ja le të jetë edhe kjo, vetëm le ta kalojmë Kodin Zgjdhor, por qartë se te ata parti politike, të bindur për humbjen në zgjedhje, kanë frikë. Po përpiqen të bojkotojnë që mos të përmbushim 10 nga 10 indikatorët e Agjendës Reformuese, në rregull, 9 nga 10 do të jenë. Kjo është ajo që është, një më pak, Kodi Zgjedhor. Nuk duam ta shtyejmë përmes flamurit evropian, me forcë. Mendonim se kemi punë me njerëz të pjekur, përgjegjës, që kujdesen për të ardhmen e vendit”, theksoi Mickoski.

sqShqip