Avokati Arianit Koci, i cili disa herë radhazi protestoi para Kuvendit të Kosovës për bllokadën që bëhej në mos formimin e institucioneve ka reaguar pas zgjedhjeve të mbrëmshme.
Koci deklaroi se fitorja është e merituar e Vetëvendosjes dhe se Albin Kurti është lider i pakontestueshëm.

Koci theksoi se problemi mbete tek opozita.

“Fitorja ishte e merituar. Albin Kurti është lider i pakontestueshëm.Problemi mbetet opozita. Mungon lideri karizmatik që mobilizon dhe e sfidon realisht pushtetin. Pa këtë peshë, qeveria humb presionin dhe efikasitetin. Në këtë gjendje, shteti nuk ecë mirë. E siç e shohim të gjithë – kemi ngecje”,tha ai.

Koci tha se tani Kurtit i takon detyra për të ndërtuar konsensus shoqëror dhe për t’i shtyrë proceset përpara pasi deri tani Kosova këtë detyrë nuk e ka kryer si duhet.

“Kosova funksionon mbi marrëveshje të gjera, jo mbi përjashtim. Në anën tjetër, në demokracitë e zhvilluara, dorëheqja është akt përgjegjësie.Prandaj, koha është për dorëheqje dhe hapje rruge nga: Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, Lumir Abdixhiku dhe Bedri Hamza.Pa opozitë të fortë, demokracia dobësohet, dhe shteti nuk funksionon si duhet”./Lajmi.net/

sqShqip