May 15, 2024
Maqedoni

Klubi i deputetëve në Shkup, në “Google Maps” emërohet si “Klubi i hajdutëve dhe tradhtarëve”

Nuk dihet se si ka ardhur deri te emërimi i këtillë, por nëse në Google Maps kërkoni “Klubin e Deputetëve” që ndodhet në Shkup, në mbishkrim do të shfaqet një tekst ndryshe, ku në gjuhën maqedonase shkruan: Klubi i hajdutëve dhe tradhtarëve, përcjell TV21. Ndërsa në shkrimin kryesor në gjuhën angleze vazhdon të mbetet shkrimi: Anëtarët e klubit të Parlamentit.