Drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski, sqaroi se për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme ka kërkuar nga të gjitha institucionet shëndetësore që përdorin helium për rezonancë magnetike, e cila shërben për diagnostikimin e sëmundjeve, të kontrollojnë sasinë e tyre. Kjo sipas Klekovski duhet të bëhet urgjentisht në mënyrë që të sigurohet sasia e nevojshme në kohë.
“Për shkak të luftës në Iran dërguam apel për kujdes të shtuar deri tek institucionet publike shëndetësore pasi një nga rrejtët që do të ndërpritet është heliumi. Heliumi është i nevojshëm për rezonancën magnetike dhe kërkuam që të bëhen kontrolle në kohë të situatës me rezonancën magnetike në vend”, deklaroi Sasho Klekovski, drejtor në Fondin Shëndetësor. /Alsat.mk.

