May 26, 2024
Maqedoni

“Kjo nuk do të ndodhë”, Mickoski i bindur se asnjëri nga 44 deputetët e VMRO-së nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është i bindur se asnjëri nga deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese sipas propozimit aktual, shkruan TV21. Mickoski tha se nëse dikush prej VMRO-DPMNE-së mendon të veprojë krye në vete, të tjerët do të mbrohen.

“Ata 44 që i keni parë në Kuvend, besojnë në këtë që po e bëjnë. Ata nuk e bëjnë këtë për shkak se dikush po i mban me zor, dhe tani do vjen dikush nga BDI dhe LSDM, do të derdh një çudi me të holla para tyre dhe këta do të ndërrojnë mendje, ose diçka tjetër do të bëjnë. Kjo nuk do të ndodhë, nuk do të ketë asnjë, jo vetëm tani, edhe në të ardhmen, nëse nuk ndryshohet diçka në kushte, ne qartë kemi treguar se çka presim që të ndryshohet”, theksoi Mickoski./tv21.tv