May 7, 2024
Maqedoni

Të paktën 42 viktima dhe dhjetëra të zhdukur nga moti i keq në Gjermani

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha të shkaktuara nga moti i keq që ka goditur Gjermaninë është rritur në të paktën 42 persona, njoftoi policia. Veçanërisht i prekur është rrethi i Bad Neuenahr Ahrweiler në Rheinland-Pfalz, ku janë regjistruar 18 viktima, ndërsa policia e Këlnit ka njoftuar për 20 të vdekur në zonën në jug të qytetit Westfalian, në Euskirchen.

“Gjithashtu, ka edhe dhjetëra persona të zhdukur, raporton ATSh. Gjermania Perëndimore u godit nga reshje të mëdha shiu dhe përmbytje

“Shumë nga personat e zhdukur u gjetën në çatitë e shtëpive që u përfshinë nga lumi i tërbuar në komunën e Schuld në Rhineland-Palatinate”, tha një zëdhënës i policisë së Këlnit.

“Ne ende nuk kemi një pamje të qartë se sa viktima ka dhe po kërkojmë për persona të zhdukur me helikopterë”, deklaroi Armin Laschet, kryeministri i landit Nordrhein-Westfalen, një nga vendet më të prekur nga pasojat e motit të keq në Gjermani.