Shkruan: Etem Xheladini

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Në vitet 80-ta, po edhe 90-ta, kur historia i vinte shqiptarët përballë sfidave të mëdha, Kumanova nuk heshti.
E ngriti zërin për arsimin shqip dhe e përçoi me përkushtimin e saj qytetar e kombëtar.
Me përpjekje të vazhdueshme, u hodhën themelet për arsimimin e mesëm në gjuhën shqipe, pas pes viteve të ndaluara nga pushteti i kohës, duke hapur paralelet e para në gjimnazit më 7 Tetor 1991, pa pëlqimin e pushtetit të kohës, që për gjashtë muaj deri në legalizimin e tyre më 28.02.1992, pas një presioni qytetar e gjithë popullor, i quajti të egra, e më pas vazhdoi misioni i zgjërimit të paraleleve me mësim në gjuhën shqipe edhe në qendrat profesionale: Ekonomi, Teknikë, Bujqësi, Mjekësi… të gjitha në gjuhën amtare. Ishte një fitore e ngadaltë, por e sigurt.
Por Kumanova nuk u ndal as në këtë hap. Ajo e çoi misionin më tej, drejt arsimit të lartë: me përkushtim dhe bashkërendim qytetar e institucional, u realizua një ndër momentet historike të arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut, me hapja e Fakultetit të “AB” në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT) në Kumanovë, të menaxhuar nga Shoqata e Arsimtarëve Shqiptar “Naim Frashëri” Kumanovë-Likovë.
Këto ishin gjurmë që nuk i fshin koha. Ishin hapat e një populli që, kur e kërkonte nevoja, e dinte çfarë duhej të mbronte dhe ku duhej të vepronte.
Kam besimin e plotë te gjenerata e re se do të vazhdon rrugën që trasuan të parët e tyre si në arsim, por edhe në gjitha sferat e jetës për kauzën kombëtare, për të qenë të barabart në këte shtet.
E kjo ishte dhe duhet të mbetet Kumanova.

sqShqip