Shkruan: Sadri Ramabaja
Kjo fotografi që u shkrep sot në Zyrën e Presidencës së Republikës, në Prishitnë, përmbledh në mënyrë të fuqishme një moment me domethënie të shumëfishtë për zhvillimin politik të Kosovës.

Në qendër janë dy figura me peshë të institucioneve shtetërore, Vjosa Osmani dhe Albulena Haxhiu, të cilat, përmes një akti formal institucional, simbolizojnë vazhdimësinë kushtetuese dhe stabilitetin e rendit demokratik.
Akti i dorëzimit të përgjegjësisë nuk është thjesht procedurë juridike, por një moment që artikulon pjekurinë institucionale të shtetit.

Kjo nuk është thjesht një foto ceremoniale. Është një moment i përqendruar i historisë politike, ku ndërthuren:

1. Konsolidimi institucional,
2. Transformimi shoqëror, por edhe
3. Legjitimiteti demokratik.

Në këtë kuptim, fotografia funksionon si një metaforë vizuale e përparimit politik: një shtet që, përtej ndeshtrashave [sfidave], demonstron aftësinë për të riprodhuar veten përmes rregullave dhe institucioneve të tij.

sqShqip