May 6, 2024
Maqedoni

Kjo është Fatma 23 vjeçare që u vra nga policia e Maqedonisë, me gjasë ishte shtatzënë

Fatmata, 23 vjeçare dhe me gjasë shtatzënë, është vrarë nga policia e RMV në Gjevgjeli pas kalimit të kufirit, në kërkim të një jete më të mirë në perëndim. Burri i saj është arrestuar dhe i është ofruar të eskortohet deri në pikën kufitare në Tabanoc.
Gati një javë ka kaluar, dhe asnjë zë nga politika dhe thuasje asnjë nga shoqëria civile nuk ka folur qoftë edhe një fjalë për Fatmatan.
Është e pafalshme që një popull që ende dergjet rrugëve të Evropës dhe ende kalon kufijë në mauna të kamionave rrin kaq indiferent karshi marrjes së një jete nga shteti. Të gjithë duhet të kërkojmë drejtësi për Fatmatan (shkurtimisht Fatma v.j.). (Arben Fetai)