May 7, 2024
Maqedoni

Kisha “Shën Anastasij” në kalanë e Tetovës, persona të panjohur vendosin flamurin shqiptar

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njoftoi se persona të panjohur kanë vendosur flamurin shqiptar mbi kupolën e kishës “Shën Anastasij” e cila gjendet në Kalanë e Tetovës. Incidenti ka ndodhur dje pasdite. Zëdhënësi i SPB – Tetovë, Fatmir Rexhepi, ka konfirmuar se pas marrjes së denoncimit, policia ka ndërmarr të gjitha veprimet për zbardhjen e rastit.

“Dje (20-mars) në orën 17:30 në SPB-Tetovë është raportuar se autorë të panjohur në kupolën e kishës ,,Shën Atanasij” në kompleksin e manastirit të Kalasë së Tetovës, kanë vendosur një flamur kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe në një shtyllë metalike në hyrje të Kalasë ishte vendosur një flamur me mbishkrimin UÇK. Menjëherë pas raportimit, në vendin e raportuar është dërguar një ekip i SPB-Tetovë. Është kryer inspektim i plotë dhe janë ndërmarrë masat për zbardhje të plotë dhe dokumentim të rastit.”, – deklaroi zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi.