May 16, 2024
Rajon - Botë

Kinë, 47 persona bllokohen nën rrënoja nga rrëshqitja e dheut

Të paktën 47 persona janë mbetur të bllokuar nën rrënoja si pasojë e një rrëshqitje dheu të hënën në mëngjes në provincën jugperëndimore kineze të Yunnan, sipas mediave shtetërore.

Presidenti i vendit, Xi Jinping ka kërkuar përpjekje të gjithanshme të kërkim-shpëtimit në mënyrë që të minimizohen viktimat sa më shumë që të jetë e mundur.

Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në temperatura nën zero në qytetin Zhaotong. Ende nuk dihet nëse ka viktima.