Në 22 vjetorin e hyrjes dhe çlirimit të Kosovës, KFOR-i ka publikuar disa pamje që ngërthjen në vete plotë 22 vjet.
Nëpërmjet kësaj video KFOR siguron se do të vazhdojë të luajë një rol thelbësor, në ofrimin e sigurisë në të gjithë Kosovën dhe stabilitetin në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Njëzet e dy vjet më parë, pas miratimit të Rezolutës 1244/1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, NATO zbarkoi mbi 50,000 trupa në Kosovë si pjesë e misionit të saj të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë, dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Aktualisht, KFOR-i përbëhet nga rreth 3,600 trupa, nga 27 vende, duke përfshirë vendet e NATO-s dhe partnerët e saj.
“KFOR-i vazhdon të luajë një rol thelbësor, në ofrimin e sigurisë në të gjithë Kosovën dhe stabilitetin në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Gjeneral Major Franco Federici, Komandant i KFOR-it, gjatë një ceremonie përkujtimore të mbajtur në “Camp Film City” (Prishtinë), që është nikoqire e zyrave qendrore të misionit.
Gjatë kryerjes së aktiviteteve, KFOR-i punon në bashkëpunim të ngushtë me një varg akterësh, përfshirë Kombet e Bashkuara, Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit dhe Organizatat e Sigurisë në Kosovë.