May 10, 2024
Maqedoni

Kërkohet personi që plagosi tifozin bullgar te “Çairçanja”

Nga Prokuroria thonë se personi që është drejtpërdrejt përgjegjës për shkaktim të lëndimit të rëndë trupor ndaj shtetasit bullgar është identifikuar, mirëpo i njëjti ende nuk është privuar nga liria dhe i njëjti po kërkohet nga organet e rendit, përcjell TV21. Prokuria njofton se për incidentin me tifozët bullgarë në qendrën tregtare “Çairçanja” në Shkup janë shqiptuar masa të kujdesit ndaj një personi 28 vjeç dhe një tjetri 32 vjeç.

“Prokurori publik propozoi disa masa kujdesi për të dyshuarit: obligim për paraqitje të herëpashershme te zyrtari i caktuar në Gjykatën Themelore Penale Shkup, konfiskim të përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit, si dhe ndalim për vizitë të vendit të caktuar – ndeshjeve sportive. Është identifikuar personi i cili dyshohet se është përgjegjës direkt për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor shtetasit bullgar, por ende nuk është privuar nga liria dhe i njëjti po kërkohet”, thonë nga Prokuroria./tv21.tv