May 12, 2024
Maqedoni

Kërkesat e Sofjes sipas opozitës e çojnë në qorrsokak

Derisa pushteti heshtë ndaj deklaratave të kryeministrit bullgar, Kiril Petrov, i cili betonoi bllokadën për hapjen e negociateve mes Shkupit dhe BE-së, opozita vlerëson se përfshirja e kontestit Maqedoni e Veriut-Bullgari brenda kapitujve gjatë hapjes së bisedimeve me BE-në, gjeneralizon dallimet bilaterale në nivel ndërkombëtarë.

Sipas tyre, ky moment vjen si pasojë e marrëveshjes së pa menduar mirë të vitit 2017.

“Nuk guxojmë të lejojmë që problemet bilaterale me Bullgarinë të bëhen probleme të BE-së. Kjo do të thotë se do të bilateralizohen bisedimet para aderuese. Kjo është diçka e pa pranueshme. Për atë gjithnjë kemi thënë se marrëveshja e nënshkruar në vitin 2017 është asimetrik dhe do të na sjell probleme të tilla. Bullgaria përdorë forcë si pjesë e klubit, ndërsa neve mbetemi jashtë dhe të kushtëzuar”, deklaroi Stefan Andonovski, VMRO-DPMNE.

Lidhur me ndryshimet kushtetuese me qëllim përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutë, ashtu siç kërkon presidenti bullgar, Rumen Radev si kusht për zhbllokim, opozita vlerëson se Maqedonia e Veriut duhet t’i qaset kontestit me parimin e reciprocitetit.

“Në këtë rast do të kisha folur më shumë për reciprocitet dhe gatishmërinë e Bullgarisë që t’i pranon vendimet e Gjykatës ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut në Strasburg dhe të lejoj regjistrimin e shoqatave maqedonase në Bullgari”, deklaroi Stefan Andonovski, VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër ambasadori i Francës në Shkup, Siril Bomgartner në emisionin “360gradë” ka deklaruar se për tejkalimin e dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes mund të ndërhyj edhe presidenti Emanuel Makron por pa saktësuar rolin e tij në këtë fazë.

“Po mund të pritet një ndërhyrje e Makronit e cila nuk do të jetë për herë të parë, pikërisht siç thoni ju. Në këtë drejtim presidenti ka arsye të ndërmerr disa veprime me qëllim përafrimin e qëndrimeve”, u shpreh Siril Bomgartner, Amabsador i Francës në Shkup.

Kryeministri i sapo zgjedhur bullgar, Petkov ka deklaruar se interesi i Bullgarisë është që historia nuk mund të jetë tema e vetme e marrëdhënieve bilaterale, por ato duhet zgjeruar në aspektin infrastrukturor dhe ekonomik.