May 6, 2024
Maqedoni

Kërçova – vatër e re e “zjarrit”, Fatmir Limani merr mbështetje masive nga qytetarët

Në këto momente, në Kërçovë, Fatmir Limani po organizon takim me qytetarët e kësaj komune, pēr të shpalosur pikat nga programi i tij për qytetin e Kërçovës, shkruan Gazeta Express.

Fatmir Limani ka shpallur kandidaturën e tij kohë më parë, dhe do të jetë kandidat i pavarur për kryetar të Kërçovës.

Limani ka marrë mbështetje nga shumë aktivistë dhe bashkëveprimtarë të çështjes kombëtare, si Fazli Veliu, Musa Xhaferi dhe shumë të tjerë.

Gara zgjedhore lokale do të zhvillohet më 17 tetor të këtij viti.