Kryetari i Tetovës Bilall Kasami, në një intervistë për TËVË1, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve lokale, si dhe koalicionin AKI. Kasami tha se votuesit e dënuan Arben Taravarin për lojërat e tij politike, duke shtuar se “Taravari sot është i gatshëm t’ia kthejë shpinën Ali Ahmetit”.

Kasami foli edhe për arsyet e largimit të Taravarit nga koalicioni VLEN.

“Arsyeja është në dukje politike, por në esencë është perverse. Në bazë të disa analizave të ekspertëve të matësve të opinionit i treguan Taravarit se e ka të vështirë ta fitojë komunën e Gostivarit duke qenë pjesë e VLEN-it, dhe e vetmja rrugë për ta fituar sigurt është të shkojë me BDI-në. Dhe pastaj Taravari nis lojëra politike, duke kërkuar gjashtë komuna, lista të hapura, duke e ditur se ne do t’i themi jo”.

“Për ta konfirmuar këto, dy komunat e Taravarit sot nuk e arritën censusin e nevojshëm dhe dështuan. Kjo tregon se elektorati nuk pranon lojëra të ulëta politike. Votuesi dënoi Taravarin për lojërat e tij politike. Sot Taravari duke u ballafaquar me një situatë të tillë, me vdekjen klinike të Ali Ahmetit, Taravari është i gatshëm t’ia kthejë shpinën. Unë mendoj se Taravari duhet t’i rrijë afër Ali Ahmetit. Pra nëse është futur në betejë bashkë, duhet të qëndrojë deri në fund”, tha Kasami.

sqShqip