Përmes një postimi në facebook, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka paralajmëruar vizitën në këtë komunë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Të shtunën, Tetova ka nderin të mirëpresë Presidentin e Shqipërisë. Kjo vizitë është një moment i veçantë për forcimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve vëllazërore mes shqiptarëve në rajon’, ka shkruar Kasami.

