May 9, 2024
Maqedoni

Kasami: Për hajër na qoftë! Do të luftojmë që shteti i Maqedonisë t’iu shërbejë shqiptarëve po aq sa maqedonasve

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se Lidhja Europiane për Ndryshim në Qeveri nuk do të luftojë për pozita simbolike dhe për pozicione, përcjell TV21.

Kasami siguron që LEN-i do të punojë që shqiptarët dhe maqedonasit të trajtohen në mënyrë të barabartë nga shteti.

“Ne nuk do të jemi në një qeveri ku për simbolik do të luftojmë për pozicione por do të jemi në një qeveri e cila do të iu shërbejë qytetarëve. Ne nuk do të luftojmë për pushtet, por do të luftojmë që shteti i Maqedonisë së Veriut t’iu shërbejë shqiptarëve, po aq sa maqedonasve “për hajër na qoftë” kjo zyra dhe urime të gjithëve festat e fundvitit”, tha Kasami.