Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Kosovës me rastin e përvjetorit të pavarësisë.

Në një postim në Facebook, ai e cilësoi si nder i veçantë pjesëmarrjen në pritjet e Ambasadës së Kosovës, për të shënuar, siç shkruan, “një prej datave më të lavdishme të historisë sonë më të re, përvjetorin e pavarësisë së Kosovës”.

Kasami theksoi se kjo ditë është një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për sakrificën e shumë brezave që kontribuuan në arritjen e lirisë dhe mëvetësisë së shtetit të Kosovës.

“Gjithmonë nder i veçantë të marr pjesë në pritjet e Ambasadës së Kosovës, për ta shënuar një prej datave më të lavdishme të historisë sonë më të re, përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Kujtojmë me admirim sakrificën e shumë brezave që ia sollën lirinë dhe mëvetësinë Republikës së Kosovës. Të paçim përjetë, Kosovë! Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, ka shkruar Kasami.

sqShqip