Maqedoni

Kasami flet nga Tetova: Do të jemi fitues në zgjedhjet lokale

Lëvizja BESA ka vazhduar me ristrukturimin e forumeve partiake, gjegjësisht nëndegëve në Tetovë.

Kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami theksoi se Lëvizja BESA do të jetë fitimtare bindëse në zgjedhjet lokale, duke filluar nga Tetova. Ai këtë e theksoi në rizgjedhjen e strukturave partiake në lagjen e njohur Migjeni (Cetinska) në Tetovë, ku kryetar i nëndegës u zgjodh, Muhamed Avziu.

“Prezenca masovike në kuvendet themeluese të nëndegëve të Lëvizjes BESA po tregon qartë se do të jemi fitues absolut në zgjedhjet lokale”, theksoi kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Në këtë takim ishin edhe sekretari organizativ, Adnan Azizi dhe koordinatori i këshilltarëve të Lëvizjes BESA në Tetovë, Besar Durmishi.