May 6, 2024
Maqedoni

Filipçe: Të premten vjen një sasi e madhe e vaksinave Pfizer, gjatë fundjavës vaksinat kineze

Të premten do të arrijë një sasi e madhe të vaksinave Pfizer. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili ka shtuar se gjatë fund javës do të arrijnë edhe vaksinat kineze.
“Të premten pritet të arrijnë sasi e madhe e vaksinave Pfizer nëpërmjet mekanizmit Kovaks dhe ato do të shpërndahen menjëherë në përputhje me numrin e të paraqiturve në pikat e vaksinimit në shtet. Këto vaksina do të shpërndahen në 8 pikat e vaksinimit. Pas kësaj, në fillim të javës së ardhshme pritet t’i kemi edhe vaksinat kineze që pritet të arrijnë gjatë fundjavës”, deklaroi Filipçe.
Me këtë sasi të vaksinave, parashihet edhe normalizimi i ritmit të vaksinimit, i cili gjatë periudhës paraprake ishte i ngadaltë.