June 16, 2024
BallinaMaqedoni

Kasami: Faleminderit Llërca, faleminderit mërgimtarë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka falënderuar banorët e Llërcës, fshatit të tij të lindjes, për rezultatin e sotëm të rivotimit me çka koalicioni VLEN e rriti numrin e deputetëve në Zonën 6 zgjedhore, nga 7 në 8, ndërsa Fronti Europian nga 9 deputetë zbriti në 8. Kasami falënderim të veçantë ka drejtuar ndaj mërgimtarëve, për të cilët thotë se “udhëtuan me mijëra kilometra për të votuar me dinjitet për Ndryshimin që VLEN”.

Postimi i plotë i Bilall Kasamit

Llërca e dëshmoi lirinë, demokracinë dhe të qenurit e pagjunjëzuar. Një falënderim të madh të gjithë banorëve të Llërcës, veçanërisht mërgimtarëve, të ciilët sot udhëtuan me mijëra kilometra për të votuar me dinjitet për Ndryshimin që VLEN!

Fronti multietnik dëshiroi që me vota të manipuluara të tjetërsoj vullnetin e qytetarëve. E tani shqiptarët u thonë atyre që e shpallën veten “boksier” në politikë, le ta hedhin peshqirin e bardhë se populli i shtriu në dysheme.