Problemi dekadësh me emrat e rrugëve në qytetin e Tetovës pritet që të merr epilog pas dy muajsh. Kështu se paku thotë kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami i cili njofton se bëhet fjalë për mbi 300 rrugë dhe mbi 1000 propozime që po i shqyrton komisioni i formuar për çështjen e riemërimit të emrave të rrugëve.
Kasami thotë se presioni publik rreth kësaj problematike është i madh se komisioni po punon me kujdes të shtuar dhe se çdo vendim do të merret në suaza të ligjit.
Kujtojmë se emrat ekzistues të rrugëve nuk pritet që të posojnë ndryshime, por do të emërohen rrugët që nuk kanë emra, pra janë me numra ose nuk kanë numra fare. Kjo me qëllim zgjidhjen e kaosit dhe konfuzonit që krijon mungesa e emrave të rrugëve dhe numrave të shtëpive.
Propozimi i komisionit në fund duhet të kalon në Këshillin e Komunës së Tetovës me shumicë votash, ku patjetër duhen edhe votat e partive maqedonase në këtë rast VMRO-DPMNE-në. Komisioni nuk përfshin edhe emrat e institucioneve arsimore, siç janë shkollat fillore dhe të mesme.

