Kaplohen nga zjarri zyret e BDI-së në Kërçovë
Para mëngjesit të sotëm, në Kërçovë, më saktë në zyret e Bashkimit Demokratik për Integrim ka shpërthyer një zjarr, ku pas intervenimit të ekipeve të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar.
Dyshohet se vetëm dy zyra të kësaj ndërtese janë hapësira që shfrytëzohen nga BDI-ja, ndërsa sipas pamjeve duket se pikërisht aty ka rënë zjarri./Pacensure