May 20, 2024
Maqedoni

Kapet në flagrancë! Hajduti kapet në tentativë për të vjedhur bankën në Shkup

Një 18-vjeçar nga Kavadari me vendbanim në Shkup është arrestuar në orët e para të ditës së sotme, pasi i njëjti është kapur në tentativë për të vjedhur një bankë në rajonin e Aerodromit, transmeton TV21.

“Me datë 11.04.2024 rreth orës 03:00, zyrtarë policorë të Njësisë së Policisë për Intervenim pranë SPB-Shkup, kanë privuar nga liria K.D.(18) nga Kavadari, me vendbanim në Shkup. Ai u kap në tentativë për të kryer një “vjedhje të rëndë” në një filial të bankës në zonën e komunës së Aerodromit. Personi është ndaluar në Stacionin e Policisë së Aerodromit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB./tv21.tv