May 15, 2024
Maqedoni

Kapen katër “peshkatarë”, sillnin drogë Maqedoni (Emrat)

Katër persona janë vënë në pranga mes tyre dy peshkatarë pasi trafikonin drogë me varka nga Pogradeci në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Sipas policisë mësohet së dy vëllezërit Toska siguronin drogën dhe dy të tjerë që ishin edhe punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit e trafikonin kundrejt shumës 500 euro për kilogramë. Ndërkohë që është sekuestruar 26 kg kanabis sattiva.

Katër persona të cilët vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin e formën e grupit të strukturuar kriminal janë vënën në pranga në Pogradec për trafik droge.

Sipas policisë mësohet se në kuadër të operacionin të koduar ‘Restart 15’ janë arrestuar Ardian Toska, Aurel Toska dhe Tane Bllazhe punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit dhe Roni Sulollari.

Këta të fundit vepronin në formën e grupit, për të magazinuar lëndë narkotike, buzë liqenit në Pogradec, dhe për ta trafikuar atë, me varka peshkimi, drejt Maqedonisw sw veriut.

Nga hetimi proaktiv njëmujor rezultoi se 4 të arrestuarit e kryenin këtë transport droge kundrejt pagesës 500 euro/kg.

2 vëllezërit, Ardian dhe Aurel Toska siguronin lëndën narkotike që do të trafikohej dhe e magazinonin atë buzë liqenit, në fshatin Lin, Pogradec. Më pas lënda narkotike trafikohej drejt Maqedonisë së Veriut me varka peshkimi që drejtoheshin nga Roni Sulollari dhe Tane Bllazhe.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 26 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, 1 varkë peshkimi, 2 automjete dhe 4 celularë. Ndërkohë që policia po vijon hetimet për identifikimin dhe për arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.