Policia e Strugës ngriti kallëzim penal kundër L.D. (43) dhe D.M. (48), që të dyja nga Struga, për shkak të ekzistencës së dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “denoncim i rremë i veprës penale” dhe “shmangie”. Të dy, punonjës të një bastorie sportive, me marrëveshje paraprake të ndërsjellë, më 30.12.2025 kanë paraqitur në polici një vepër penale “grabitje”, përkatësisht se një person mashkull dyshohet se ka hyrë në bastoren sportive ku ata punonin dhe, duke i kërcënuar me armë, ka kërkuar paratë nga xhiroja ditore, pas së cilës është arratisur.
Pas hetimeve të zhvilluara, policia ka konstatuar se ato kanë gënjyer.

sqShqip