Kandidati i pavarur për komunën e Strugës, Mendi Qyra theksoi se fushata e tij do të vazhdojë me intensitetin e njëjtë edhe në periudhën e mbetur të fushatës zgjedhore. Ai falënderoi qytetarët, mërgimtarët dhe koalicionin VLEN që i ofruan mbështetje në rrethin e parë, duke nënvizuar se kjo i jep forcë dhe e bëjnë të pandalshëm ndryshimin, që siç tha, tashmë ka filluar. Ai akuzoi kundërshtarin për pazare, shantazhe, blerje votash dhe presion.
“Fushata jonë vazhdon me të njëjtën frymë të re, në kulturën aktuale politike edhe gjatë dy javëve të ardhshme…01:26 Në pamundësi për të arritur qëllimet në mënyrë të ndershme, ata vazhdojnë të përdorin metodat e tyre të vjetra, shantazhojnë qytetarët, ushtrojnë presion mbi drejtorët dhe punonjësit e administratës, apo të blejnë vota, madje guxojnë të bëjnë pazare edhe me partitë si Levica, që tanimë është dokumentuar. Megjithatë pazaret dhe lojërat politike, nuk kanë më fuqi te populli, struganët nuk lejojnë më askënd të tallet me inteligjencën dhe dinjitetin e tyre…”, deklaroi Mendi Qyra, kandidat i pavarur për komunën e Strugës. /Alsat.mk