May 17, 2024
Maqedoni

Kanal5: Një pacient për herë të tretë rezulton pozitiv në Maqedoni

Nga Instituti për Shëndet Publik kanë informuar se është shënuar rasti i parë i një pacienti që për herë të tretë ka rezultuar pozitiv. Ata nuk kanë dhënë detaje tjera se çfarë moshe është pacienti dhe në çfarë gjendje është tani, e as nëse bëhet fjalë për pacient të vaksinuar ose të pavaksinuar.
Nga ISHP poashtu kanë njoftuar se deri tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 459 pacientë që janë infektuar dy herë.
Ndryshe Ministria e Shëndetësisë, informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.035 testime të realizuara 183 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 531 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërkaq, 18 pacientë e kanë humbur betejën me korona virusin.