May 21, 2024
Maqedoni

Kamioni godet për vdekje një 63-vjeçar nga Kërçova

Një 63-vjeçar nga Kërçova ka humbur jetën pasi është goditur nga një kamion, përcjell TV21. Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ndërsa nga MPB njoftojnë se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.

“Me datë 01.12.2023, në ora 12:10, në Stacionin Policor në Kërçovë është raportuar se në rrugën rajonale Osllomej-Kërçovë, afër vendit të quajtur “Gjubrishtë”, kamioni i tipit Mercedes me targa të Kërçovë, i drejtuar nga K.K. (26) nga fshati Garani i Kërçovës, ka goditur një biçikletë që po drejtohej nga J.S.(63) nga Kërçova. Biçiklisti nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vend, ndërsa nga ana e mjekut nga Qendra Mjekësore Kërçovë është konstatuar vdekje”, thonë nga MPB./tv21.tv