Maqedoni

Deputetja Ilire Dauti sjell edhe një lajm të mirë: Valmir Krasniqi dhe bashkëshortja e tij pajisen me shtetësi

Valmir Krasniqi është një nga shqiptarët e shumtë që i gëzohen shtetësisë së shumëpritur e që padrejtësisht i ishte mohuar, deri në miratimin e ligjit të ri të propozuar nga Aleanca për Shqiptarët.
Valmiri erdhi sot me bashkëshorten e tij në Kuvend, për të ndarë me ne këtë gëzim, pasi përfundimisht ata do të gëzojnë të gjitha të drejtat që i meritojnë.
Faleminderit për dy dhuratat vërtetë të bukura, të cilat do të jenë kujtim i përjetshëm i sakrificës së Kryetarit tonë, Ziadin Sela dhe betejave tona të përbashkëta për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

(Ilire Dauti, deputete ASH)