May 10, 2024
Maqedoni

Kallëzim penal për një pacient në spital në Shkup, e ka ngacmuar motrën medicinale

Një 33-vjeçar nga Velesi është akuzuar për vepër penale. Ai akuzohet se ka prekur trupin e njërës prej punonjësve në një spital privat në Shkup, ku po trajtohej, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Lideri.mk.

“SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër M.M.(33) nga Velesi për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “sulm seksual dhe abuzim”, gjegjësisht se me datë 14.07.2023 në spitalin privat në Shkup, ku ndodhej. i trajtuar, ka prekur trupin e një punonjësi”, thuhet në buletinin e policisë./Lideri