May 14, 2024
Maqedoni

Një kafe dhe bashkëbisedim i këndshëm me veteranin e arsimit nga Sllupçani, Vaxhid Osmani

Vaxhid Osmani është një nga arsimtarët që ka lënë gjurmë në arsimin shqip në komunën e Likovës, konkretisht në shkollën r Sllupçanit.

I shquar jo vetëm si pedagog, por edhe për vlerat njerëzore, mësuesi Vaxhid ka qenë i respektuar edhe gjatë karrierës në arsim, por edhe sot kur është në pension, shkruan Lideri.mk.

Bashkëbisedimi me të është i kendshem sot e kësaj dite, e këtë e ka theksuar edhe aktivisti i njohur nga Sllupçani, Sead Ramadani.

“Një kafe me njërin nga mësuesit e vjetër në fshat. Ka sensin me u qartsu për ate se cka po don me të thënë dhe e ka gjithashtu aftësinë, me të kuptu se çka po don me i thënë. lexues i letërsisë dhe filozofisë.
Shëndet tê ket në këtë moshë ishalla.
Msusi Vaxhid. Biseda vikendi”, ka shkruar Ramadani duke postuar një foto të përbashkët mr me mësuesin Vaxhid Osmani./Lideri.mk