Kadriu drejtor i NP “Tregu” në Kumanovë
Gëzim Kadriu është emëruar sot drejtor i Ndërmarrjes Publike “Tregu” në Kumanovë. Kadriu me profesion është jurist i diplomuar, ndërsa në marrëdhënie të rregullt pune është në Ministrinë e Financave, Sektori për kontroll të brendshëm financiar. Kadriu në krye të NP “Tregu” vjen si kuadër i Aleancës për Shqiptarët, dega në Kumanovë.