Publicisti dhe botuesi Salih Kabashi, në një intervistë për emisionin NERV, ka vlerësuar lartë rolin e shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut në periudhën para dhe gjatë luftës së Kosovës, përcjell INA.

Sipas Kabashit, ky komunitet ka qenë ndër më aktivët në mbështetjen materiale dhe organizative të aktiviteteve patriotike, duke kontribuar në mënyrë të vazhdueshme për kauzën e Kosovës.

“Ata janë shqiptarët më kontribues që kanë ndihmuar materialisht. Ata kanë qenë më bujarët, më të gatshmit, investitorët kryesorë të aktiviteteve tona patriotike. Atyre nuk duhet t’ua hamë hakun. Kanë dhënë mijëra euro për aktivitete, armatim, uniforma, etj.”, theksoi Kabashi, një aktivist i njohur që kontribuoi me revistat “Alternativa” dhe “Republika” me seli në Slloveni, gjatë periudhës së pushtimit të Kosovës.(INA)

https://www.facebook.com/share/v/1YB82qCVVN/?mibextid=wwXIfr

sqShqip