April 28, 2024
Maqedoni

Ka ndërruar jetë gazetari dhe shkrimtari i njohur nga Tetova, Alush Kamberi

Lajm pikëllimi

Siç njofton familja e tij, sot ka ndërruar jetë miku ynë, shkrimtari, gazetari, përkthyesi dhe dokumentaristi i shquar nga Tetova, Alush Kamberi.

Me dhimbje e pikëllimi, pas këtij lajmi të hidhur, u shprehim ngushëllime familjes Kamberi, miqve, shokëve, bashkëpunëtorëve të tij dhe gjithë dashamirëve për këtë humbje të madhe.

Sa shumë e deshi jetën ky njeri, o Zot, kaq papritur ta rrëmbejë vdekja e shëmtuar!

Pusho në paqe të amshuar miku ynë, me sy të pambyllur për gjendjen tonë, siç na ke lënë!

Të përjetshme mbetshin veprat dhe kujtimet për mikun tonë Alush Kamberi!

(14 gusht 2021)