Juventusi ka nevojë të madhe për një sulmues dhe tashmë kanë një shënjestër.
Zonja e Vjetër nuk mund të mbështetet në Alvaro Moratan që është i vetmi sulmues i natyralizuar.
Kampioni në fuqi i Serie A, sipas asaj që raporton SportMediaset po tenton transferimin e Sergio Agueros nga Manchester City.
![](https://i0.wp.com/telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/01/aguero-1.jpg?w=1140&ssl=1)
Kontrata e sulmuesi argjentinas te Citizens skadon në këtë verë dhe Biankonerët janë duke shpresuar që ta marrin me parametra zero.
Me transferimin e Agueros, Juventusi do të formonte një dyshe më të sigurt në sulm, së bashku me Cristiano Ronaldon.
Morata do të ishte si një mbështetës i argjentinasit, mirëpo për të në garë është edhe Barcelona.