May 4, 2024
Sport

Asani zbulon a i ka shkruar Rama pas golave spektakolarë

Sulmuesi Jasir Asani ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Kombëtares në kualifikueset e “Europianit Gjermani 2024”. Emri i tij është shndërruar në më të lakuarin në botën e futbollit.

Së fundmi 28-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka dhënë një intervistë për emisionin “Më lër të flas”.

I cilësuar si një ndër futbollistët më të mirë të kombëtares, Asani tregon vështirësitë që ka kaluar për tu bërë pjesë e futbollit. Ai ka rrëfyer momentin e parë kur i erdhi telefonata për të qenë pjesë e Kombëtares teksa shprehet se nuk e ka menduar dy herë.

“E kam pritur 7-8 vjetë që të jemi pjesë e kombëtares shqiptare. Që në 2016. Dhe i kam thënë babait që një ditë do ta çoj unë bashkë me shokë Do jap shpirtin për Kombëtaren shqiptare”, thotë ai.

Gjithashtu në këtë intervistë, Asani ka thyer zemrat e shumë prej vajzave shqiptare kur ka treguar se aktualisht ai është në një marrëdhënie dashurie.

Pjesë nga intervista:

Të shkruajnë këto nxitëset e tifozëve? Kush të shkruan?

Gjithë Shqipëria

Po Rama të ka shkruar?

Rama jo, po njerëz pak më poshtë Ramës po!