Sport

Juta Xhaz, vendos rekord të ri në NBA

Juta Xhaz, vendos rekord të ri në NBA

Skuadra e Juat Xhazit në NBA, ka vendosur rekord të ri në hsitorikun e vet, për sa i përket fitoreve radhazi në terrenin vendas. Fitorja me rezultat 113-106 ndaj skuadrës së Çikagos, e regjistruar në Solt Lejk Siti, është i 21-ti radhazi për “xhazerët” në terrenin e tyre, Tani skuadra synon që të zgjërojë këtë rekord me zhvillimin e përballjeve të tjera në terrenin vendas në prag të sfidave të plej offit. Sfida e radhës do të jetë kundër skuadrës së Orland Mexhikut. Aktualisht skuadra e Juta Xhaz-it, është në vendin e parë në Konferencën e Perëndimit, me 37 fitore dhe 11 disfata.