Rajon - Botë

Jusufi me familjen kthehet nga Franca në Palestinë me karrocë me gomar, do kalojë edhe në Maqedoni (Video)

Jusuf Nejmedin, me origjinë palestineze, u shpërngul në Francë njëzet vjet më parë, ku u martua me një franceze, Matildën, dhe pati katër fëmijë, shkruan Anadolia.

Dy vjet më parë, ata vendosën për një aventurë të pazakontë. Ata donin të ktheheshin në Palestinë, por u nisën në këmbë me një gomar që mbante ngarkesën dhe dy qen që i ruanin. Ata flenë kur dhe ku mbërrijnë në tendë.

Dje kanë kaluar natën në Maljevac afër Klladushës së Madhe, në afërsi të pikës kufitare Bosnje-Kroaci. Pritet që të kalojnë edhe përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Admir Muhiq nga Kladusha e Madhe i priti, ndonëse ata insistuan të flinin në çadër.

Ata i mbijetuan dimrit në një shtëpi në Cetingrad, por ngritën edhe çadrën brenda. Prej dy vitesh ata flenë ashtu dhe refuzojnë çdo transport për në destinacionin e dëshiruar. Ata planifikojnë të arrijnë në Hungari deri në Fiter Bajram, dhe në Palestinë për rreth dy vjet.

Matilda është kameramane dhe gazetare dhe u njoh me Jusufin gjatë xhirimeve të një dokumentari. Edhe sot ata kanë kanalin e tyre në YouTube.

“Kur u njohën, përveç filmit, ndodhi edhe dashuria. Dhe tani ai regjistron diçka çdo ditë dhe besoj se do të jenë udhëtime si ato të Evlija Celebijas”, shpjegon Muhiq.

Familja e Jusuf Nejmedinit dëshiron vetëm të realizojë ëndrrën e tyre në paqe dhe lumturi, të kthehen në vendlindje. /tesheshi.com/