Jozefina Topalli: Goodbye Lul, pas ty radhën e ka Edi Rama!
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e konsideron masive pjesëmarrjen në referendumin e thirrur për shkarkimin e kreut të PD, Lulzim Basha.
Topalli, në një reagim në Facebook që e ka shoqëruar me foto nga procesi i votimit, thotë se pas largimit të Bashës e ka radhën Rama.
“Sot duhet të rrish në radhë për të votuar në Referendumin e PD për largimin e LB! Asnjëherë nuk ka pasur një pjesëmarrje demokratesh si kjo e sotmja. Kaq radhë nuk ka pasur as në ditën e votimeve”, shprehet ish-zv.kryetarja e PD.