April 29, 2024
Maqedoni

Në një minibus të Strugës janë kapur emigrantë nga India

Tre emigrantë nga India janë kapur dje gjatë kontrollit në një minibus me targa të Strugës, në magjistralen Tetovë-Shkup.

Gjatë kontrollit në minibus janë gjetur E.N. (25), D.K. (36) dhe M.S. (25), të gjithë nga India.

Ata janë ndaluar për shkak se kanë hyrë ilegalisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Personave u janë shqiptuar sanksioni përkatës dhe masa e dëbimit nga vendi me ndalim rihyrjeje”, thonë nga MPB.