April 28, 2024
Maqedoni

Jep dorëheqje Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes Dragan Nikoliq ka dhënë dorëheqje nga posti i tij për arsye personale dhe shëndetësore.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Nikoliq ka qenë Sekretar i Shtetit për Mbrojtjen për më shumë se pesë vjet, nga 28 qershori 2017 deri më 1 shtator 2022.

“Gjatë periudhës kur Nikoliq u emërua në këtë post të lartë në Ministri, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare e plotë e Aleancës dhe në kuadër të institucionit u bënë hapa të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës dhe statusit të pjesëtarëve të Ushtrisë, dhe janë nisur deri më tani proceset më të mëdha të modernizimit dhe pajisjes”, thuhet në njoftim.

Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria falënderojnë Nikoliqin për angazhimin e tij të mëparshëm në postin e Sekretarit të Shtetit dhe kontributin e tij personal në zhvillimin e kapaciteteve institucionale.