Shefja e Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj, ka diskutuar rreth mundësisë së rizgjedhjes së Osmanit si presidente e vendit.

Ajo tha se vendi është në prag të një procesi të rëndësishëm “për sa i përket rizgjedhjes” së Osmanit në këtë post.

“Mund të bëhet akoma më shumë edhe kemi akoma më shumë hapësirë për t’u konsoliduar ndërveprimin bashkë”, ka thënë Hollaj në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Për atë se a do të ketë një ftesë [nga ShBA-ja] së shpejti ju e dini që për momentin jemi të fokusuar në procese të brendshme”.

“Janë disa afate jemi në prag të një procesi shumë të rëndësishëm për sa i përket rizgjedhjes së presidentes Osmani kështu që është shumë e hershme të flas në atë drejtim”, vijoi ajo për Klanin.

“Çdo gjë po bëhet në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe e kemi një komunikim të jashtëzakonshëm dhe kjo është ajo më e rëndësishmja dhe mesazhi që duhet t’ua përçojmë qytetarëve”.

sqShqip