Një rrëfim që prek zemrën dhe zgjon krenarinë për rrënjët tona shqiptare. Në këtë letër emocionuese drejtuar vetes së saj si fëmijë, autorja sjell kujtime, sakrifica dhe dashurinë e pafund për familjen, identitetin dhe Atdheun. Një mesazh i fuqishëm për çdo shqiptar që nuk harron kurrë nga vjen dhe pse duhet ta mbajë lart emrin e kombit të tij.

Shkruan Amina Nuraj

Letër fëmijës brenda meje

E dashur unë e vogël,

​Sot po të shoh nga larg dhe po buzëqesh me mall. Ti që vrapoje me flokët e shpupuritur dhe sytë plot shkëlqim, nuk e dije se sa ëndrra po thurrje për gruan që do të bëheshe sot. I mban mend ato duart e vogla që mbanin fort librat dhe zemrën që rrihte me vrull për çdo tregim heroik?

" "

​Ti ishe ajo që besonte se bota mund të ndryshohej me mirësi. Edhe pse rruga kishte sfidat e veta, ti kurrë nuk u dorëzove. Sot, unë mbaj me vete forcën tënde, pastërtinë e asaj kohe dhe dëshirën tënde të madhe për të lënë gjurmë. Ti je rrënja e çdo suksesi tim, dhe unë premtoj ta ruaj gjithmonë atë vajzën e vogël brenda meje, që mbron me pasion emrin, familjen dhe vendin e saj. ❤️

Të jesh bijë e këtij atdheu do të thotë të mbash mbi supe historinë dhe ta shndërrosh atë në dritë për të ardhmen. Unë jam fryt i kësaj toke të lashtë, dhe premtimi që i bëra vetes sime dikur, mbetet i palëkundur: të shërbej me nder, të dua me shpirt dhe ta mbaj lart emrin e kombit tim, sepse rrënjët e mia janë këtu, në këtë tokë që na dha emrin dhe dinjitetin.

​E djeshmja ime si fëmijë dhe e sotmja ime si grua, bashkohen në një pikë të vetme: Dashurinë e pafund për Atdheun.

sqShqip