Kosovë

Jabllanoviq i reagon Kurtit: Po i dhuroj Kurtit një apartament dhe 500 mijë euro

Kryetari i serbëve të Kosovës, Aleksdandar Jabllanoviq iu kundërpërgjigj sot kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit lidhur me deklaratën se politikani serb i kishte fituar 1 milion euro dhe dy banesa për tërheqje nga gara zgjedhore në veri.

“Meqë ne jemi larg demokracisë, unë po i dhuroj kryeministrit 1 apartament dhe 500.000€ vetëm po e lus të më tregojë ku është ai apartamenti tjetër dhe pjesa e mbetura e parave”, shkroi Jabllanoviq në Twitter.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë sot se ka dëgjuar që Aleksandar Jabllanoviq kishte fituar 1 milion euro dhe dy banesa në Beograd, për tërheqje nga gara zgjedhore në veri.

Ai u është drejtuar qytetarëve nga komuniteti serb në Kosovë, duke u thënë se zgjedhjet e parakohshme në komunat veriore janë të nevojshme, por me një fushatë të lirë parazgjedhore.